fbpx

Fisnik Ismajli Vetvendosjes: Kurva meshkuj

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, ka shfryrë mllefin ndaj aktivistëve të ish subjektit të tij politik, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thotë se e kanë gjuajtur sot me vezë, derisa bashkë me Nita Qenën ishte duke u kthyer nga vizita në familjen Dehari.

Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjuajtja me vezë gjithmonë i është dukur gjest qyqarësh.

“Me gjue me voe gjithmonë mu ka dukë gjest qyqanash. Gjithmonë e kam kundërshtue atë veprim përbrenda… Nëse do me u konfrontue me dikë, konfrontohu si burrë. Dilëm përpara, e shkrepe alltinë, çoje dorën e sjell, amo sigurohu se me të parën më rrëzon, sepse bani mbeta në kambë, edhepse kurrë në jetë s’jam rrehë me njeri, kam me të ba me i ra pishman se je gjallë” (sic), ka shkruar Ismaili.

Reagimi i Ismailit vjen pasi ai dhe Nita Qena ishin sulmuar me vezë derisa po ktheheshin nga familja Dehari në Zlltar të Prishtinës.

“O kurva meshkuj, që thirrni në Albinin e rrehni gjyks për trima, pse s’u ndalët mbasi e gjujtët një grue me voe, po ikët si zogj pule? A i raportuet Xhelal frizurës me dosta për aksionin e suksesshëm edhe a ju shpërbleu tipi me keksa?”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Ju pshurrsha burrninë, Lëvizja VETËVENDOSJE!

Me gjue me voe gjithmonë mu ka dukë gjest qyqanash. Gjithmonë e kam kundërshtue atë veprim përbrenda. Edhe në Kuvend, kur më kanë urdhnue me e gjuejtë Isa Mustafën me voe, s’pata pranue. Njeri 2 metra, ish luftëtar, me kapë me e gjue me voe plakun me nji kambë në vorr ish kundër çdo parimi njerëzor për mue, pavarësisht se çka ka ba ai.

Nëse do me u konfrontue me dikë, konfrontohu si burrë. Dilëm përpara, e shkrepe alltinë, çoje dorën e sjell, amo sigurohu se me të parën më rrëzon, sepse bani mbeta në kambë, edhepse kurrë në jetë s’jam rrehë me njeri, kam me të ba me i ra pishman se je gjallë.

Sot, ishim me Nitën në Zllatar te familja Dehari, me i vizitue për përvjetorin e humbjes së Astritit. Me Nitën, përveç respektit për familjen edhe për vëllezërit që s’janë ma, jemi mundue me i ndihmue axhës Avni në botimin e librit të tij, ku Karrota i pat faqosë, e Nita i pat realizue ilustrimet e bukura që u botuen vjet. Edhe pavarësisht diferencave politike që i kemi, me axhën Avni përjetë kam me ruejtë raport të mirë.

Vendosëm me u kthye në kambë në shpi, edhe, s’po di se a na kanë përcjellë prej Zllatari, apo mbasi e takova një aktivist të Lëvizjes në një market në lagjen Mati (e që mezi më foli), por as 10 minuta më vonë, në rrugën C, prej një veturës në lëvizje na gjujti një prej qyrrave qynana me voe edhe e goditi Nitën në kambë. Veja u thye në tokë, Nitës iu ba kamba çivit.

More majmuna. O kurva meshkuj. O ju që mut në bothë s’keni me m’dalë përpara. A burrni po ju duket me gjue me voe, sa jam duke ecë në ditën e diel me grue teme? A s’po mujshi me m’gjetë naj ditë vetëm, e me m’konfrontue veç mue, por na gjueni, si mutat që jeni, prej kerrit në lëvizje? Me e pas goditë në futyre me atë hez, e kishit lanë pa sy, o kurva mashkuj.

Allahile a po kujtoni që me këtë gjest po m’tutni, a? S’iu tuta shkaut në luftë, e s’iu tuta me vjet SHIK-oviqe që edhe në shpi më kanë hy në 4 të mjesit sa isha në gjumë, për me m’ba zullum, e po i tutna do qyrrave që mezi i kanë ba do pare me i ble do voe, e ia vjedhni babës kerrin me dalë e gjue hallk nëpër shehër, a? Qyrra që, me marrë vesh baba pse po ia vjedhni kerrin, shpulla gojës ju rrehë.

Allahile a po kujtoni që veç pse m’gjuni me voe, më barazoni me njerëz të këqij që e shkërrdhejnë Kosovën, a? Harrone, o muta. Një ditë para përvjetorit të Astritit, e goditni me voe gruen që ka ba ma shumë për atë familje se krejt ju bashkë, bre zdrala. Sepse ju jeni pikërisht ata që e banët FET tuj e keqpërdorë emnin e Astritit vend e pa vend, me i arsyetue idiotësitë tueja.

Allahile a po kujtoni që m’tutni me dalë me ecë lirshëm nëpër qytet temin, a? Edhe tuj e pa çfarë debillash jeni, e shkoni qaq larg sa me m’lëndue edhe kur dal me bicikletë, unë prapë kam me dalë. E ju vazhdoni merrnu me neve vogëlsirave që s’po i marrim as 2%, e kqyrni qysh pe merrni pushtetin najherë. Leshin keni me e marrë, se edhe fashista të lodhtë po dilni.

O kurva meshkuj, që thirrni në Albinin e rrehni gjyks për trima, pse s’u ndalët mbasi e gjujtët një grue me voe, po ikët si zogj pule? A i raportuet Xhelal frizurës me dosta për aksionin e suksesshëm edhe a ju shpërbleu tipi me keksa?

Phu, bre, ropt, po rod i flliqtë ishit kanë. Për përvjetor të Astritit, qyre çka bani. Gjueni qytetarë që kanë dalë me ecë një të diele, edhe goditni gra. Me pas qenë Astriti gjallë, në ftyrë ju kish pshtye.

E unë, sa t’jam gjallë, s’kam me ua harrue këtë natë. Me m’pas goditë mue, nuk e kisha marrë kaq tragjike këtë punë, tuj e dijtë çfarë mutash jeni. Por, që ma prekët familjen, s’kam me ua falë përjetë. Nita Qena ka me ju kujtue sa herë që ju qepoj, e fort ka me ju dhimtë, gjithmonë kur e pritni ma së paku.

S’jom tutë prej Hashimit kur ke ma i votuemi në Kosovë, e e kish fuqinë me i hjekë flamë njerëzve, e po kujtoni që tutna pi do qyrrave fashista të lodhët si ju, a? Bring it on, assholes!” (sic), ka shkruar Ismaili.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lahi Brahimaj rrëfen se si Thaçi, Veseli dhe Luan Haradinaj ishin detyruar t’i lyejnë shtëpinë plakut në Deçan

Tjetra

Shaqiri nuk thirret nga ekipi për lojën në Beograd, Liverpool i shkon Crvena Zvezdas pa Kosovarin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA