fbpx

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Çekisë – Challandes, besnik i skemave të tij

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të rreshtohet pa shumë befasi ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Çekisë, ku do të përballen me kombëtaren e këtij vendi në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për Grupin A.

Trajneri Bernard Challandes do të ketë disa mungesa të rëndësishme si ajo e Hekuran Kryeziut, Herolind Shala, Arbër Zeneli dhe së fundmi edhe Vedat Muriqi.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndikojë në skemat e trajnerit, pasi zvicerani pritet të paraqitet ndaj Çekisë me rreshtimin e njëjtë, 4-2-3-1.

Në portë do të vazhdoj të mbetet Arijanet Muriqi, qendra do të mbulohet nga dyshja Amir Rrahmani-Fidan Aliti, ndërsa krahët me Mërgim Vojvodën dhe Benjamin Kolollin, që shihet si favorit para Leart Paqaradës.

Në mesfushë, dyshja pritet të formohet nga Besar Halimi dhe Anel Rashkaj, i cili thuhet se ka fituar balotazhin ndaj Idriz Vocës, ndërsa treshja pas sulmuesit kryesor pritet të përbëhet nga: Florent Hadergjonaj, Valon Berisha dhe Bersant Celina.

Vendin e prizrenasit Muriqi pritet të zë ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Flet Limaj pas vendimit të Supremes që NISMA futet në Kuvend

Tjetra

Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, kështu ndodhi

TË FUNDIT NGA RUBRIKA