fbpx

Fushatë globale për mbylljen e faqeve propaganduese të ISIS

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Policia në Kanada, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka mbyllur faqet propaganduese të organizatës terroriste DEASH (ISIS) në një fushatë të koordinuar ndërkombëtare për të identifikuar radikalët dhe shuar mesazhet e tyre të urrejtjes, njoftuan autoritetet të premten.

Në shënjestër veçanërisht ishin faqet e agjensisë së lajmeve Aamaq, radioja al-Bayan dhe portalet e lajmeve Halumu dhe Nasher.

Autoritetet konfiskuan serverat dhe të dhënat në një operacion të filluar në fund të vitit 2015, pas sulmit të DEASH-it në Paris, i cili la të vdekur 130 persona, thuhet në një deklaratë të Europolit.

Operacioni dyditor përfundoi të mërkurën, por nga autoritetet u shpalos të premten.

Autoritetet e Belgjikës fushatën e udhëheqën me ndihmën e homologëve të tyre në Kanada, Britani, Francë, Holandë, Bullgari, Rumani dhe SHBA.

Zëdhënësi i zyrës së Ministrit të Sigurisë Publike kanadeze, Ralph Goodale, tregoi për mënyrën se si është kryer operacioni, duke bërë të ditur se veprime të tilla ishin të domosdoshme, transmeton Anadolu Agency.

“Organizatat terroriste si DEASH vazhdojnë të përdorin internetin për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe për të radikalizuar njerëzit në ideologjinë e tyre të dhunshme”, tha ai për mediat, duke shtuar se “Identifikimi dhe heqja e këtyre përmbajtjeve është prioritet për agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën”.

“Pasi kjo ka të bëjë me një operacion të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit, do të ishte e papërshtatshme për mua të komentoj më tej”, tha Goodale.

Europol thotë se operacionet i kanë dhënë “një goditje të madhe” makinës propaganduese të DEASH-it, por nuk e ka heshtur plotësisht.

DEASH të premten ka vazhduar me publikimin e deklaratave nëpërmjet aplikacionit Telegram, një rrjeti të koduar.

Fushata erdhi një ditë pasi përfaqësuesit nga 70 vende u takuan në një konferencë ndërkombëtare në Paris dhe premtuan të punojnë së bashku për të reduktuar qarkullimin ilegal të parave.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ministrja Reshitaj: Profesori im më ka vjedhë punimin shkencor

Tjetra

Tensione mes Vuçiqit dhe Thaçit në Shkup

TË FUNDIT NGA RUBRIKA