fbpx

Ganimete Musliu mobilizohet më tepër se që duhet kundër koronavirusit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Mbajtja e maskës është bërë obligative në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronaviursit.

Kështu në të gjitha institucionet rekomandohet që të mbahet distanca fizike por edhe maskat.

Njejtë po ndodhë edhe në Kuvendin e Kosovës. Në senacën që po mbahet, shihet që pothuajse të gjithë deputetët po mbajnë maska dhe janë të ulur në distancë me njëri tjetrin.

Megjithatë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përveç një maske që është e detyrushme, ajo shihet se po mban dy maska. Por jo edhe doreza. Kështu Musliu është mobilizuar më shumë se që duhet ndaj koronavirusit.

Në fillim të kësaj seance kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka lexuar regullat dhe rekomandimet sesi duhet të sillen deputetët gjatë seancës.

Madje ajo deklaroi se deputetët mund të përjashtohen nga seanca në rast se nuk do t’i respektojnë rregullat e sjelljes së tyre në seancë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ana e panjohur: Përgatitja politike e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990 (II)

Tjetra

Karikatura me Thaçin dhe Surroin — OVL e UÇK’së: Nuk është vepër e jona

TË FUNDIT NGA RUBRIKA