fbpx

Buzhala shprehet publikisht se ka presione nga Presidenti Thaçi, kërkon ndihmë nga deputetët dhe ambasadat

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Gazetari dhe drejtuesi i gazetës “Express” dhe televizionit “T7” në Prishtinë, Berat Buzhala deklaron se ka presione nga ana e Presidentit Hashim Thaçi dhe njerëzve të tij për shkak të linjës editoriale që gazeta “Express” dhe televizioni “T7” kanë për zhvillimet në Kosovë.

Në një status në Facebook, Buzhala bënë të ditur se është i përgatitur për sulme fizike ndaj tij.
Për këtë qëllim, gazetari i njohur vë në dieni deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe diplomatët që veprojnë në këtë shtet.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës në Facebook:

“Une jam pergatite fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7:

Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem. Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru. Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent.

Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu (deputete), Naser Rugova(deputet), Ilir Deda(deputet), Abelard Tahiri(minister), Uran Ismaili(minister dhe nenkryetar i PDK’se), Daut Haradinaj(deputet), Vlora Citaku(ambasadore ne SHBA), Artan Behrami(Presidence), Endrit Shala(minister), Bilall Sherifi(deputet), U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, British Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Nuk ka liberalizim të vizave sivjet, pohojnë institucionet

Tjetra

"Akt terrori": Mjete të dyshimta dërgohen në adresë të Clintonit, Obamas dhe CNN-it

TË FUNDIT NGA RUBRIKA