fbpx

Gjergj Arianiti (Arianit Komneni)

//
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Gjergj Arianiti i lindu me 1383(nuk dihet sakt ne Shkoder apo ne Durres) dhe vdekur ne 1461(1463 nuk dihet sakte) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat dhe rival i Skënderbeut si dhe xhaxhai i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e aleances kryqtare te Lezhës(Lidhja e Lezhes), por e la aleancën pas humbjes në Berat. Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit,por nga sekti Ortodoks i kishes Sllave.

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht,por Pipa i referohet edhe Arianit Komneni, ndërsa studjues të tjerë i referohen si Topia Golemi. Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Golemi.Ai e thërriste veten Komninoviq në një letër dërguar mbretit të Napolit. Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenovic (Golemi Arenit Cominovich), dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes “Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë”. Fjala Golem në gjuhën sllave domethënë “i madh”,sipas Vlorës është në kuptimin “më të vjetrit” si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII,ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi, identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.

I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit. Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani. I ati i tre vëllezërve u be Vasal i Perandorise Osmane  dhe dërgoi Gjergjin në Edrine si garancion besnikerie(Sistemi i Devshirmese), ku jetoi dhe u shkollua. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu me sukses ne beteje me Osmanet.

Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan mbrojtjen e tyre. Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare,Arianiti u be serish vasal i Perandorise Osmane ku Arianitit iu njoh nga Sulltan Muradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u derguan per shkollim ne Porten e Larte.

Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës,në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës.Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën.Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm – ndonëse ishte ortodoks i kishes Sllave.

Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë me Alfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas më 1456. Sipas Bartlit ndërroi jetë në territor venedikas, Durrës ose në Shkodër,dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet – por pa cituar ndonjë dokument sipas Sirdanit.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lutfi Haziri demanton deklaratat e Agim Bahtirit se koalicioni është punë e kryer

Tjetra

Milot Rashica - “Maestro” i gjigantit gjerman Werder Bremen

TË FUNDIT NGA RUBRIKA