fbpx

Gjilani do të qeveriset nga koalicioni LDK-AAK-AKR dhe shoqëria civile

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëshdetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Avokati i Popullit: Gylenistët e deportuar duhet të kompensohen nga shteti i Kosovës

Tjetra

Policia jep detajet e fundit lidhur me aksidentin e dy policëve, që ranë në lumin Lepenc

TË FUNDIT NGA RUBRIKA