Një ndër Ish-komandantët më të shquar të UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kjo është bërë me dije nga vetë avokati i z. Lushtakut, Arianit Koci, përmes një njoftimi të dhënë në Facebook.
“Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.
Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.
Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ndryshe, Gjykata Speciale ndërkohë kishte ftuar edhe Rrustem Mustafën – Remin, Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini” dhe Sokol Dobruna, ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna .
Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë.
Avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Mehmeti do të paraqitet në Hagë në muajin janar.
Sipas tij, ende nuk dihet nëse do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit apo vetëm si dëshmitar.
“Po, rasti është konfirmuar mbrëmë. Ka qenë i vizituar nga hetuesit e Gjykatës Speciale. Kanë dhënë njoftimin që më datën 22, 23, dhe 24 janar duhet të intervistohet por nuk i kanë sqaruar në çfarë cilësie, dëshmitarë apo i dyshuar”, ka thënë Rrecaj.
Ndryshe, Gjykata ka ftuar për intervistim po ashtu edhe Sokol Dobrunën si dhe Rrustem Mustafën, i njohur si komandant “Remi”.
NEOGAZETA