fbpx

Gjykata Supreme sot e liroi Jahir Demakun por jo edhe Sylejman Selimin, Tomë Gashi: A thua pse?

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Gjykata Supreme në vendimin e marr sot, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun ndërkaq njejtë nuk ndodhi edhe me Sylejman Selimin. Supremja e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook, duke ngritur dyshime për një ndodhi të tillë:

Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!

ka shkruar avokati Tomë Gashi. Per të ju dhënë më shumë detaje nga çfarë ka ngjarë sot ky është postimi i plotë i Gashit i postuar në Facebook:

DITA 136

As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi.

Qartas ne menyre te kunderligjshme dhe pa vendim gjyqesor per 136 dite, Gjykata Supreme e Kosoves po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg.

Edhe tentimi i sotem per ta liruar me kusht deshtoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtesi.

Per cka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.!

Qe te kemi sistem te ketille juridik, qe ta mbajne mbi 5 vite ne burg me prova to montuara.

Dhe per 136 dite pa asnje vendim gjyqesor ta mbajne ne burg Komandantin e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin.

Nuk besoj se keni lufutar per kesi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.!

Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Sulmohet një taksist Shqiptar në veri të qytetit të Mitrovicës, reagon Agim Bahtiri

Tjetra

Deputetët shqyrtuan raportin e AKP-së, disa deputetë kërkuan mbylljen e agjencisë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA