fbpx

Glauk Konjufca: Nuk di qysh mundet me flejt dikush që i ka mashtruar 900 qytetarë për viza, Milaim Zeka: Glauk, ti je hajvan dhe budalla

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Debati parlamentar sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës eskaloi në përplasje mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes. Zeka në replikën e tij e ka quajtur të sëmurë mental dhe psikopat deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.

Fjalë të ashpra shkëmbyen dy deputetët në seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.

Konjufca tha se Zeka nuk mund të ndjehet i qetë pasi ka dëshmitarë të cilët pohojnë se ai u ka vjedhur para në rastin e dyshuar për mashtrime me viza.

Konjufca shtoi se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.

Ti je një psikopat, i sëmur mental, budalla, hajvan

i tha Zeka Konjufcës, duke shtuar se nëse ka vetëm një dëshmitarë, atëherë ai jo vetëm deputet, por as profesionin e gazetarit nuk do ta ushtrojë më. Pas kësaj replike drejtuesi i seancës Xhavit Haliti i tha mos ofendojë dhe kërkoi ndaljen e mikrofonit.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Pamje ekskluzive të ekstremistit Grek që qëlloi drejtë RENEAS me kallashnikov

Tjetra

Fatmir Limaj: Dialogu na ka dalë nga duart tash e 7 vjet

TË FUNDIT NGA RUBRIKA