Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, përshëndeti një aksion të ekzekutuar perfekt pasi që ai autorizoj një seri sulmesh me raketa kundër Sirisë në përgjigje të sulmit me armë kimike të rexhimit të Assadit ndaj popullatës së vet. Presidenti shkroi në Twitter këtë të shtunë në mëngjes:
Faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për mencurinë dhe fuqinë e ushtrisë së mirë që kanë. Nuk do të mund të kishim rezultat më të mirë. Nuk do të jetë asgjë, ose askush, as afër! Një pjesë e madhe e arsenalit kimik te regjimit Sirian u shkatërrua përgjatë sulmeve të kordinuara të Amerikës, Mbretërise së Bashkuar dhe Francës në ndërtesa që janë përdorur për prodhimin e armëve vdekjeprurëse.
Forcat Amerikane, Angleze dhe Franceze lëshuan sulme ajrore në dy objekte të prodhimit të armëve kimike, dhe një bazë ushtarake në Siri të Premtën mbrëma në kundërpërgjigje për sulmin kimik që la deri në 75 civil të vdekur javën e shkuar.