fbpx
//

Hamza Kastrioti

Hamza Kastrioti ishte një fisnik shqiptar i shekullit të 15-të. Ai ishte nipi (djali i vellaut-Stanisha) Skënderbeut. Pas vdekjes së babait të tij Stanisha Kastriotit ,ai u rrit nga Skënderbeu, i cili e mori atë në ekspeditat e tij ushtarake.

Pas Betejës së Nishit ai braktisi trupat Osmane së bashku me xhaxhain e tij Skënderbeun, u kthyen në krishterim dhe e ndryshoj emrin në Branilo. Ai mbështeti kryengritjen e Skënderbeut dhe ishte nënkryetari i trupave të Skënderbeut kur pushtuan Krujën në 1443.

Në 1448, forcat e Skënderbeut nën komandën e Hamza Kastrioti dhe Marin Spani pushtuan qytetin e fortifikuar të kalasë Balec (ne afersi te Shkodres)  dhe e rindërtuan atë ndërsa Skënderbeu filloi luftën e tij kundër Venecias. Hamza Kastrioti nuk dëshiroi të qëndronte në kala dhe shkoi në Drivast (Drisht) duke lënë Marin Spanen me 2,000 ushtarë në Balec. Marini e gjeti kështjellën e rindërtuar rishtas të pasigurt dhe u tërhoq me ushtarët e tij drejt Dejes (territor ne mes Mirdites dhe Matit) sapo u informua nga i afërmi i tij Peter Spani për forcat e mëdha veneciane që shkonin drejt Balecit. Forcat veneciane morren keshtjellen ne Balec, dogjën pjesë druri të konstruksionit dhe shkatërruan muret e rindërtuara të kalasë.

Pas martesës së Skënderbeut dhe lindjes së djalit të tij Gjonit, Hamza Kastrioti humbi çdo shpresë për të trashëguar principatën e Kastrioti. Ne vitin 1457 Hamza/Branilo Kastrioti u be aleat me Sulltan Mehmedin II dhe u kthye përsëri në Islam dhe së bashku me Isak Beun ai ishte një nga komandantët e trupave osmane në Betejën e Ujebardhes. Në atë betejë ai u kap nga forcat e Skënderbeut dhe u vendos në paraburgim në Napoli me akuzën e tradhtisë. Ai më vonë u la i lirë dhe shkoi të bashkohej me gruan dhe fëmijët e tij në Kostandinopojë dhe vazhdoi të shërbente në radhët e larta osmane. Humbja e tij u vlerësua si një tragjedi nga shqiptarët. Ai ishte një nga gjeneralët më të shkëlqyeshëm të Skënderbeut dhe ishte shumë i popullarizuar në mesin e ushtarëve për sjelljet e tij, i dyti pas Skënderbeut. Sipas historianëve,kalimi i Hamzait ne aleancen Osmane ishte nje goditje e rende per aleancen Kryqtare te Venedikut,dhe sidomos per mbeshtetesit Arberor te saj.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Zognush Pasha

Lajmi tjetër

Elena Kocaqi - Mos u habitni me veprimet anti-Shqiptare te politikaneve Shqiptar dhe disa shteteve Evropiane

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA