fbpx

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Ta jap karrigen time, çoje në shtëpi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pas kërcënimit të tij se shefi i ekzekutivit mund të largohet nga posti i tij, për shkak të qëndrimit të tij kundër planit të kreut të shtetit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë

Thaçi ka thënë, në një konferencë, një ditë më parë, se “kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën.

“Tek e fundit”, ka thënë Thaçi, “pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”.

Haradinaj, gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi “nuk e ka gjetur njeriun për të folur me këtë gjuhë”.

“Sa i përket karrigeve, kush të ka qejf ia jap timen me vete. Nëse do le ta çojë në shtëpi, apo ku të dojë”, ka deklaruar ai.

“Unë njëherë e kam marrë me vete në Hagë, e di si është ta lëshoj karrigen”, ka thënë Haradinaj.

“Jam mësuar t’i lëshoj, se kam asnjë problem. Kur e kam lëshuar më herët, kam shkuar në burg. Tash jam këtu, kah Kosova”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni

Tjetra

Flet babai i Çlirimit, që u rrah në Novi Sad: Turp për institucionet tona (Video)

TË FUNDIT NGA RUBRIKA