fbpx

Haradinaj i vendosur: Ideja për shkëmbimin e territoreve ka vdekur

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur. Këtë tha se ia ka thënë edhe kancelarit austriak Sebastian Kurz sot në një takim.

“Si mundesh me i thënë Kosovës e kemi një njohje nga Serbia por duhet me ia dhënë do tokë”, tha ai.

Madje kryeministri tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë marr vendim 10 përqind taksë shtesë për çdo mall të Serbisë dhe Bosnjës.

“Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë, ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet… janë mbulesë që Kosova me jep një pjesë të territorit në këmbim të njohjes”, tha ai.
“Nuk është një JO për liberalizim, është një skepticizëm për me e fut në agjendë në ketë etapë”, tha Haradinaj. Sipas tij një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mendojnë se çdo gjë e zgjidh tavolina e dialogut, po e vërteta është se Serbia ka qasje armiqësore. “Vendeve te tilla iu vendosen sanksione”, tha ai.

Haradinaj tha se kështu vepruan sot me vendosjen e masës për import për produktet e Serbisë dhe Bosnjës. /KP/

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Banorët në rrezik - Zjarri përfshinë fshatrat e Prishtinës

Tjetra

Kusari-Lila: LDK-në do ta çojmë në gjyq

TË FUNDIT NGA RUBRIKA