fbpx

Haradinaj merr pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një kumtese për media

Kjo gjysmë-maratonë është e paraparë të fillojë nesër (e diel), nga ora 10:00.

Ndërkaq, gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha.

Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për të garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Katër vetëvrasje për tre muaj

Tjetra

Lirohet pjesëtari i FSK-së i arrestuar nga Serbia

TË FUNDIT NGA RUBRIKA