fbpx

Haradinaj për gazetën kroate: Titon nuk e kemi dashur, Partizanin e kam simpatizuar kur luante Vokrri

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji List”, ka thënë se familja e tij asnjëherë nuk e ka dashur udhëheqësin komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, sikurse thotë që asnjëherë s’ka qenë simpatizues i flaktë i Partizanit, siç kanë shkruar disa media serbe.

Ai gjatë intervistës, krahas çështjeve politike dhe zhvillimeve të tjera nëpër të cilat po kalon Kosova, ka folur edhe për çështje personale nga jeta private. Madje është pyetur edhe nëse është simpatizues i klubit futbollistik serb Partizan, siç kanë shkruar mediat serbe.

Partizanin e kam simpatizuar kur ka luajtur Fadil Vokrri, por nuk kam qenë ndonjë simpatizues i flaktë, ose anëtar i “Grobarëve”, siç kanë raportuar disa media serbe

ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka zbuluar një sekret nga fëmijëria e tij.

Kur kemi qenë fëmijë, kemi simpatizuar për Crvena Zvezdën, për shkak si kishte ngjyrat e shqiptarëve. Ne atëherë nuk kemi guxuar t’i marrim në stadiume flamurin shqiptar.

ka thënë ai.

Vij nga një familje e cila vërtetë ka përjetuar gjithçka dhe shumëçka. Nuk kishim jetë të mirë në Jugosllavi. Familja ime, t’ua them sinqerisht, nuk ishte në marrëdhënie të mira me serbët gjatë kohës së Jugosllavisë dhe nuk jemi ndjerë si jugosllavë, por edhe atëherë shqiptarë. Nuk e kemi dashur Titon. Edhe atëherë kemi qene në burgjet politike. Dihet që një anëtar o familjes Haradinaj ka vuajtur 11 vjet burgim në vetminë e Burgut të Pozharevacit

ka thënë Haradinaj, i cili rrallë herë flet për jetën e tij private dhe intime.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Pellazget

Tjetra

Multimiliarderi Vichai Srivaddhanaprabha, helikopteri i të cilit u rrëzua në oborrin e stadiumit ishte pronari i Leicester City

TË FUNDIT NGA RUBRIKA