fbpx

Hashim Thaçi realizon një takim të rrallë në Uashington

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Për dallim prej disa javëve më parë, kur doli jashtë vendit e s’takoi ndonjë udhëheqës të rëndësishëm botëror në Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, këtë javë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shënuar pak përparim.
Numri një i vendit, i cili është bërë gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare, ka arritur që, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, të takohet me H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Por, përveç takimit me McMasterin, Thaçi ka realizuar edhe një takim të rrallë në Uashington.

Atje, ai ka bërë një shtrëngim duarsh me Besim Beqajn, aktualisht ministër i Inovacionit dhe i Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar, në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi me ish-shefin e tij partiak.

Fotografia është realizuar teksa që të dy po merrnin pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington, nën patronazhin e presidentit Trump. Shkruan Express

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kroacia 'tani mban në grusht të gjitha shtetet e Ballkanit'

Tjetra

Haradinaj thotë se prekja në kufi sjellë tragjedi (VIDEO)

TË FUNDIT NGA RUBRIKA