fbpx
CORRECTS DATE TO WEDNESDAY, NOV.22 Kosovo President Hashim Thaci is recognized in the House of Commons following Question Period Wednesday November 22, 2017 in Ottawa. THE CANADIAN PRESS/Adrian Wyld

Hashim Thaçi: Tani është momentumi i duhur për marrëveshje

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për AFP, ka thënë se do të punojmë bashkë të definojmë kufijtë, siç kemi bërë me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike.
Presidenti i vendit ka thënë se Kosova do të mbetet multietnike, dhe se falë kësaj marrëveshje regjioni do të jetë më i sigurt.

Kosova do të mbetet multietnike , po ashtu edhe Serbia, popullata nuk do të zhvendoset. Regjioni do të jetë më i sigurt duke iu falënderuar kësaj marrëveshjeje

u shpreh ai.

Duke folur për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel, ai ka thënë se takimi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për fazën përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mendoj se tani është momentumi i duhur dhe lidershipi i duhur për arritjen e marrëveshjes. E, një marrëveshje e tillë sipas tij duhet të jetë rreth, njohjes së dyanshme të Kosovës dhe Serbisë, (a) marrëveshje ligjërisht obliguese, një mundësi për Kosovën të anëtarësohet në KB sepse Rusia do të tërhiqte veton në Këshillin e Sigurimit

ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i Kosovës, duke folur për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ka thënë se forcat e Armatosura të Kosovës do të krijohen dhe se kjo është një marrëveshje e bërë dhe se sipas tij çdo gjë që bëjmë do të jetë kushtetuese dhe ligjore, do të jetë një proces gradual, i koordinuar me partnerët tanë në NATO dhe SHBA.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Enver Hoxhaj: Ne blejmë 400 milionë euro mallra nga Serbia, ata bëjnë fushatë të ndytë kundër nesh – kjo nuk do të vazhdojë më

Tjetra

Isa Mustafa: Kosova ndodhet në gjendje të rrezikshme

TË FUNDIT NGA RUBRIKA