fbpx

Haxhi Shala e quan fundërrinë Vjosa Osmanin, e cila ia shkarkoi djalin nga pozita e Konsullit në Çeki

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka reaguar pas shkarkimit të djalit të tij nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë. Deputeti Shala, teksa e uroi birin e tij, Flakronin, me rastin e ditëlindjes, përmendi tërthorazi edhe vendimin e u.d. të Presidentit, Vjosa Osmani, e cila gjatë ditës ia shkarkoi nga posti i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë. Shala e quajti fundërrinë Osmanin, ani pse nuk ia përmendi emrin.

“Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”.

Reagimi i plotë nga Haxhi Shala:

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja.”

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Hoti: Për emërimin e konsullit në Pragë u njoftova në media, nuk është koordinuar me mua

Tjetra

Vjosa Osmani ju hy fshesë: Vjen reagimi i ashpër nga Isni Kilaj i PDK-së

TË FUNDIT NGA RUBRIKA