Haxhiu flet për të dorëhequrit e VV’së: E kushtëzonin Albin Kurtin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje qëndron pasi aty mendon se është ‘vendi i duhur’. Thotë se nëse do të dorëhiqej nga kjo parti, do të lironte edhe postin e deputetes.
“Ata janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, por është dëshmuar tash që nuk kanë dalë për shkak të çështjeve konceptuale, programore”.

“Arsyeja se pse janë tërhequr ka qenë personale”, vijoi mes tjerash Haxhiu.

“Domethënë ata s’kanë dashur që në krye të Lëvizjes Vetëvendosje të jetë Albin Kurti”.

“E kanë kushtëzuar. Mendoj që kanë gabuar”.

Ajo tregoi se vazhdojnë të kenë raporte dhe kontakte me Grupin e Deputetëve të Pavarur porse këto kontakte nuk janë si më parë.

“Duke pasur raporte miqësore brenda Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojmë të kemi kontakte me ta”.

“Koordinohemi në Kuvend”.

“Jam në vendin e duhur. Vazhdoj që të jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Nëse unë do të veproja si këta, do të tërhiqesha nga posti i deputetit. Nuk do të mund ta mbaja një post që e kam fituar në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi ajo.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com