fbpx

Haziri: Ose me VV’në ose në opozitë, s’ka opsione tjera

Facebook
Shperndarje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në T7, ka thënë se LDK’ja do ta formojë qeverinë me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të shkohet në opozitë, s’ka opsione tjera.

“LDK’ja ska opsione të tjera, ose me VV’në ose në opozitë”, është shprehur Haziri.

Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës, Haziri tha se para zgjedhjeve i është vendosur vit ë kuqe në mbledhjen e Këshillit të partisë.

“Në mbledhje të Këshillit, para zgjedhjeve, kemi vendosur vijë të kuqe për PDK’në”, thotë Haziri.

”Nuk shkojmë me PDK’në me asnjë lloj qeverisjes. Nuk funksionojnë matematikat tjera me LDK-në”, përfundoi Haziri.

Lajmi paraprak

Haki Abazi konfirmon se VV do të bëjë koalicion me Listën Serbe

Lajmi tjetër

Lutfi Haziri propozohet për Kryeministër të Kosovës

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA