fbpx

Hoti në QKUK: Rënia e rasteve me COVID-19 na ka dhënë qetësi shpirtërore, po përgatitemi për vjeshtën

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar ambientet e QKUK-së ku u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që ka bërë për menaxhimin e pandemisë, shkruan Express.

Ai ka thënë se janë duke punuar që vjeshta Kosovën ta gjejë më të përgatitur sa i përket valës së dytë.

“24 orë të gjithë po punojnë pa përjashtim. Por ju kur vini në mëngjes, ju përballeni me rrezikun. Unë ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme. Rënia e shifrave kohëve të fundit na ka dhënë njëfarë qetësie shpirtërore në familjet tona. Tash po hyjmë në fazën e vjeshtës. Jemi duke punu ngushtë çdo ditë me Institutin Kombëtar e me profesionistët e tjerë. Objekti duhet që sa më parë të bëhet gati për vjeshtë. Vaksinimi shpresoj të fillojë shumë shpejt”, ka deklaruar Hoti.

E ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka treguar para kryeministrit Avdullah Hoti, që po qëndron për vizitë në SHSKUK, për vështirësitë e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë, duke thënë se falë donacioneve të ndryshme, si ato lokale dhe të organizatave e shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht institucionet shëndetësore.

Krasniqi ka thënë se janë duke i bërë përgatitjet në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore.

Ai ka kërkuar që nga Qeveria punëtorëve shëndetësorë t’u krijohen kushte më të mira për punë dhe paga më të dinjitetshme.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Grenell: Trump më tha që të vijë e të zbatojmë marrëveshjen

Tjetra

SHBA: Mbi 1,000,000,000 $ për projekte konkrete

TË FUNDIT NGA RUBRIKA