fbpx

Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar sërish se nesër do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Tutje, Hoti thotë se zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Postimi i tij i plotë:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

Paraprak

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti ecin Mitrovicës së Veriut (VIDEO)

Tjetra

Vetevendosje e akuzoi Thaçin që mori pjesë në varrimin e kolaboracionistit Rugova

TË FUNDIT NGA RUBRIKA