fbpx

Hoti: Për emërimin e konsullit në Pragë u njoftova në media, nuk është koordinuar me mua

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.

Hoti ka thënë se për këtë emërim është njoftuar nga mediat.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka deklaruar se Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike.

Sipas tij, pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Isa Mustafa: Për çështjen e Presidentit takohemi javën që vjen

Tjetra

Haxhi Shala e quan fundërrinë Vjosa Osmanin, e cila ia shkarkoi djalin nga pozita e Konsullit në Çeki

TË FUNDIT NGA RUBRIKA