fbpx

Hoxhaj: S’i marrim seriozisht vijat e kuqe të LDK-së

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është i bindur se në zgjedhjet e 6 tetorit do të dalin fitues dhe do ta formojnë qeverinë e re.

Hoxhaj në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Kadri Veseli, është njeriu i duhur për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme.

Madje, sipas Hoxhajt, PDK-ja është konstantja në pushtet, përderisa partitë tjera variabla që mund t’i bashkohen atyre në ekzekutiv.

Duke komentuar vijat e kuqe të vëna nga LDK-ja se nuk do të bashkëqeverisin me PDK-në, Hoxhaj ka thënë se kjo ka pak rëndësi, pasi është dëshmuar se vijat e kuqe të partive tjera janë shndërruar në vija të gjelbra, duke iu bashkuar PDK-së në pushtet.

“Mendoj që çfarëdo që thonë kolegët nga të gjitha subjektet tjera politike, por veçanërisht nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma, AKR-ja e tjerët, me VV-në nuk kemi bashkëqeverisur asnjëherë, e dimë që në çdo fushatë zgjedhore në këto 156 vitet e fundit kanë folur për vija të kuqe të cilat vija të kuqe janë shndërruar në dritë të gjelbër dhe hyrja e tyre në koalicion me PDK-në. Në këtë drejtim nuk e marrim seriozisht as deklaratat, as politikën e vijave të kuqe”, ka thënë ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, numri dy i PDK-së, Enver Hoxhaj thekson se puna e parë që e pret në tavolinë qeverinë e ardhshme, do të jetë procesi i dialogut dhe përfundimi i tij me një marrëveshje e cila do të jetë njohja reciproke.

Sipas tij, marsi i vitit 2020 do të jetë koha kur ky proces do të kryhet me arritjen e marrëveshjes nga të dyja shtetet.

Në këtë intervistë, Hoxhaj flet edhe për procesin e njohjeve, duke thënë se duhet kundërvënë fushatës së Serbisë kundër Kosovës dhe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Enver Hoxhaj: Me këto parti do të jetë në koalicion PDK

Tjetra

Vetvendosje i merr LDK-së ekspertin e turizmit dhe financuesin e deges së Pejës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA