I madhi Morgan Freeman mban me krenari flamurin e Kosovës dhe Amerikës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Aktori dhe regjisori i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Freeman, ka pozuar me flamurin e Kosovës përkrah atij të SHBA-së. Madje flamurin e shtetit tonë ai po e mban në pallton e tij.

Fotografinë e Freeman me flamurin e Kosovës e kanë shpërndarë në rrjetet sociale diplomatët e shtetit tonë në Panama.

“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët me të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, thuhet në njoftimin e tyre.

Duket se diplomatët kosovarë ia kanë dhuruar aktorit të njohur flamurin tonë, të cilin ai po e mban në pallton e tij.

Ndryshe, Morgan Freeman është një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte kandidat për çmimin Golden Globe në vitin 2005 në kategorinë “Protagonisti dytësor”. Morgan Freeman fitoi me rolin në filmin “Million Dollar Baby”, çmimin e Academy Awards.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com