fbpx

Ibrahim Rugovës nga Adem Demaçi – Vëlla Ibrahim

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

NJË MESAZH I DEMAÇIT PËR RUGOVËN

Para gati 29 vjetësh

(Nuk e kam gjetur kur më duhej, ndonëse e kam kërkuar disa hera; e gjeta sot kur nuk e kërkoja fare. Le të jetë një shënim i i vogël i 85-vjetorit të Lindjes së Autorit të këtij mesazhi që shpjegon e sqaron shumëçka, sidomos kokëgdhenjve që ende mendojnë se e bëjnë historinë sipas masës së tyre prej liliputësh!)

Shkruan Shkrimtari Shaip Beqiri duke publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992.

Letra:

Vëlla Ibrahim!

Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim. Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.
Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe.
T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë!

Nju Jork, 25 Maj 1992 Adem Demaçi

Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’ para gati 29 vitesh.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vjosa Osmani merr mbi 30 mijë vota më shumë vota sesa Hoti, Hoxhaj, Haradinaj e Limaj bashkë

Tjetra

Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku - priten të tjerë kandidatë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA