fbpx

Ilir Deda: Marre për këtë Kuvend, ndaloni së bëri lojëra në parlament

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës ka theksuar se në kohën kur vendi po përballet me një stuhi politike, kanë filluar lojën se kush kujt po ia “lëshon”.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se sikur të ishte garuar kështu në dialog me Serbinë, ky proces do të kishte përfunduar kaherë.

Ai tha se deputetët duhet të jenë më parimor, duke shtuar se Kuvendi duhet ta thotë të vërtetën për territorin dhe atë se çka e bashkon Kosovën në procesin me Serbinë.

Ai duke thënë se të gjithë duhet të jenë më racional, ftoi që të gjithë të kthehen në binarët nga të cilët kanë dal vet.

Erdhëm më me optimizëm në këtë seancë dhe tash filluam këtë lojën kush kujt po ia lëshon, e kjo është marre për këtë Kuvend dhe për neve si njerëz të zgjedhur. Nëse e shohim në bazë të deklaratave, pajtohemi që asnjë bartës institucional nuk ka të drejt me negociu për territorin e Kosovës. Dhe këtu përfundon pajtimi mes nesh. Unë iu kisha lut, që të mos bëhemi si një telenovelë e lirë dhe mos ta vazhdojmë këtë lojë kështu. Nëse të gjithë bashkohemi rreth kësaj, që asnjë bartës institucional nuk ka të drejt të negociojë për territor të Kosovës, kjo mjafton për rezolutën të cilën duhet ta aprovojmë, patjetër, patjetër, patjetër sot. Sikur të kishim pasur këso vrulli se kush është më i mençur në dialog me Serbinë, ne moti e kishim përfundu këtë proces

tha Ilir Deda – deputet në Kuvendin e Kosovës.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Fatmir Limaj: Dialogu na ka dalë nga duart tash e 7 vjet

Default thumbnail
Tjetra

Kadri Veseli: Të bëhemi bashkë, Kosova e ka vetëm një kundërshtarë - Serbinë dhe Vuçiqin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA