Instituti slloven “International Institute For Middle And Balkan Studies”, ka realizuar një sondazh në Kosovë me pyetjen se “kënd do ta votoni nëse zgjedhjet mbahen sot?
Bazuar në rezultatet e këtij sondazhi, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e para me 28.3%, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.1%, më pas Partia Demokratike e Kosovës me 22.9%.
Me 10.% ka dalur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma me 5.2%, AKR 1.6%, PSD 2.2%, Aleternativa 0.6%.
Instituti IFIMES e ka kryer sondazhin e opinionit publik në periudhën prej 19 deri 28 shtator 2018 në territorin e Kosovës.