fbpx

Intervistohet Shpend Maxhuni për rastin e dëbimit të gylenistëve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq do të mbajë sot takim, ku do të intervistohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Policia e Kosovës kishte arrestuar në mars të këtij viti gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen, i cili kërkohet nga Turqia me akuzën se qëndron prapa puçit të dështuar në këtë shtet dy vjet më parë.

Arrestimi kishte ndodhur pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke. Mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO”.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të deportuar nga Kosova në Turqi, nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndryshe, deri më tani janë intervistuar tre zyrtarë policorë të aeroportit, ndërkohë që Sveçla pati thënë se do të vazhdojnë intervistimet edhe të zyrtarëve tjerë policorë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian optimist se vizat mund të hiqen në 2019

Tjetra

Hashim Thaçi: Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë i'a kemi borxh Evropës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA