fbpx

Isa Mustafa – “Gënjeshtrat nuk i ndihmojnë ata që janë në Hagë”

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kreu i LDK dhe ish-Kryeministri, Isa Mustafa ka reaguar për debatin dhe akuzat ndaj kreut të opozitës për përfshirjen në zhdukjen e pamjeve filmike të Masakrës së Krushës të nëdërmarë nga shumica qeverisëse dhe mediat e saj.

Sipas tij të tilla akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Ish-kryeministri shprehet më tej se, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.

Sipas kreut të LDK-së, “Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë”, thekson ai.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

Tjetra

Besim Dina në zi, i ndahet nga jeta vëllai

TË FUNDIT NGA RUBRIKA