fbpx

Isa Mustafa i përgjigjet Enver Hoxhajt: Po gënjen për nënshkrimin e asociacionit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa iu është përgjigjur deputetit të PDK’së, Enver Hoxhaj dhe deklaratave që ky i fundit i dha sot në Kuvend të Kosovës për asociacionin, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se Hoxhaj është duke gënjyer nga foltorja e Kiuvendit.

“Është profesor universitar, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës; një kohë ministër i jashtëm sa kam qenë unë Kryeministër. Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi (jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri). Marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Mustafa shton se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

“Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje.

E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marreveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për te është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka thënë kreu i LDK’së

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vjosa Osmani thotë se Qeveria i ka bllokuar ligjet

Tjetra

Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Speciales

TË FUNDIT NGA RUBRIKA