fbpx

Isa Mustafa: Kuvendi të shpërndahet, qeveria të japë dorëheqje

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se institucionet e tanishme nuk mund ta përfaqësojnë dialogun me Serbinë pasi që Qeveria nuk e ka shumicën kurse presidenti nuk ka mandat për këtë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se LDK është e gatshme të hyjë në këtë proces vetëm pas legjitimimit qytetar në Kosovë andaj sipas tij sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet e lira.

LDK konsideron se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet për çështje të interesit të përbashkët. Dialogu duhet të zhvillohet si dialog në mes dy shteteve të barabarta që është kriter i yni dhe dialogu duhet të ketë qëllim njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk do pajtohemi nëse Kosova merr më pak se njohjen

tha Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë.

Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë mbi bazën e Kushtetutës se Kosovës dhe dialogun mund ta udhëheq një Qeveri e shumicës e cila duhet të aprovohet në Kuvend.

Mustafa vlerësio se ndryshimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje si zgjidhje me Serbinë dhe asnjë krijese më kompetenca ekzektuive nuk duhet të vij në shprehje sepse kështu dëmtohet legjitimiteti i shtetësisë së Kosovës.

Ne mendojmë se janë pjekur kushtet që Qeveria e Kosovës të jap dorëheqje dhe kuvendi të shpërndahet sepse është jofunksional dhe nuk është Qeveri që e meriton Kosova dhe qytetaret e kësaj është më mirë mos ta prishin mocionin sepse edhe ky mocion për interesa po zvarritet.

Mocionin do e vazhdojnë nuk kemi hequr dorë dhe nuk do shkojmë pa siguruar 62 vota në Kuvend dhe po punohet së bashku me Vetëvendosjen dhe PSD dhe votat dhe nënshkrimet besoj që ekzistojnë dhe po punojmë që t’i kemi edhe disa vota tjera sepse jemi të bindur se këtij vendi i duhet një qeveri tjetër

tha Mustafa.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Angela Merkel: Ky është mandati im i fundit si kancelare e Gjermanisë

Tjetra

Thaçi i përgjigjet Veselit dhe Haradinajt

TË FUNDIT NGA RUBRIKA