fbpx

Isa Mustafa: Mbështetjen për marrëveshje duhet ta kërkojmë nga SHBA e jo nga Rusia

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media, ka folur rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kemi një presiden,t të cilit nuk mund t’i zëmë besë se as çka ka folur atje, as çka nuk ka folur në Paris, pasi ndryshe deklarohet këtu e ndryshe atje. Është mirë që presidenti Putin është deklaruar në mënyrë të tillë, në qoftë se është deklaruar. Por, unë jam i bindur se nuk mund të arrijmë marrëveshjen me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh e as për njohje reciproke pa angazhim të fuqishëm të SHBA-së

u shpreh Mustafa, para gazetarëve pas mbledhjes me kryetarët e degëve të LDK-së.

Këto komente kreu i LDK-së i bëri pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së.

Mustafa tha se LDK vazhdon të insistojë se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandatin e Kuvendit dhe kërkon që kjo çështje të mandatohet në Kuvend.

Mustafa ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar nga vendet e BE-së që të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve kosovarë në Evropë.

Mustafa ka folur edhe rreth mocionit të mos besimit në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë dhe marrëveshjen me partnerin e atëhershëm – PDK-në, duke thënë se nuk ishte LDK-ja ajo që ia mundësoi Thaçit të bëhet president, por këtë ia kanë mundësuar votat që ka marrë ai dhe PDK-ja në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Thaçi falënderon Merkelin për mbështetjen e saj për arritjen e një marrëveshje paqësore me Serbinë

Tjetra

Shpërthen satira në internet rreth takimit Thaqi-Putin, sërish pjesë edhe Behgjet Pacolli

TË FUNDIT NGA RUBRIKA