fbpx

Isa Mustafa: Nëse s’pajtohemi për presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nëse nuk pajtohen për presidentin atëherë do të pajtohen për zgjedhje, transmeton Neogazeta.

Kështu ka thënë Mustafa në një intervistë për Telegrafin, duke shtuar se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen.

“E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, tha Mustafa.

I pyetur nëse LDK është e interesuar për postin e presidentit, ai tha se në këtë mandat nuk pretendojnë pozitën e presidentit.

“Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Smith parashikon dënim të përjetshëm për Thaçin, frikësohej se mund të kryente krime të tjera

Tjetra

Vuçiq në varrimin e patriarkut Irinej: Shqetësimi më i madh i tij ishte Kosova

TË FUNDIT NGA RUBRIKA