fbpx

Isa Mustafa: Pas 4 Shkurtit nuk e dimë çfarë do të ndodhë

Facebook
Shperndarje

Isa Mustafa, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sot se ka ende hapësirë për marrëveshjen bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tutje ka shtuar se Vetëvendosje ka arsye shumë të madhe ta qojë procesin përpara.

Ai një intervistë për Rtv 21 ka thënë se nëse dështon koalicioni atëherë ata do ta votojnë një qeveri të pakicës të Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse shton se këtë nuk do ta bëjnë me kushte.

“Mbetem me shpresë që të përfundohet ashtu siç ka filluar, që VV-ja ta shfrytëzojë mandatin dhe të tregojë vullnet të mirë. Unë mendoj që është çështje e Vetëvendosjes dhe Kurti duhet ta shfrytëzoj maksimalisht. Pas datës 4 shkurt nuk e dimë çfarë do të ndodhë, ne kemi pasur vullnet dhe kemi që ta bëjmë koalicionin me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, z. Mustafa tutje ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje e vetme, por shton se kjo është në dorën e partisë që ka dalë e para.

“Nuk duhet shumë të imtësohet kjo çështje, të dyshohet në qeverisjen e ardhshme, nuk jemi njerëz hyjnor dhe të pritet të arrihen rezultate hyjnore, jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet ta bëjmë një qeveri për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai mbrëmjen e sotme.

Lajmi paraprak

Lutfi Haziri propozohet për Kryeministër të Kosovës

Lajmi tjetër

Reagon Presidenti: Shpresoj që Kurti e ka menduar mirë thirrjen e seancës për votimin e qeverisë

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA