fbpx

Isa Mustafa shumë aktiv del në qytet: Nuk i jap udhëzime Hotit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Isa Mustafa është aktivizuar fuqishëm ditëve të fundit. Ai madje është parë edhe në njërën nga restorantet e Prishtinës i shoqëruar nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Ndërkohë përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth deklaratave për dialogun dhe rolin e tij në të.

Ky është postimi i tij i plotë:

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.

Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.

Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.

Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.
Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. IM

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit…

Posted by Isa Mustafa on Sunday, September 13, 2020

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lutfi Haziri me fjalë të mëdha për Avdullah Hotin

Tjetra

Vdes ish-profesori i ekonomisë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ngushëllon familjen

TË FUNDIT NGA RUBRIKA