Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Lidhja Demokratike e Kosovës raportohet se do të mbajë një mbledhje nesër ku do të mbledhë të gjithë anëtarët e Kryesisë së saj.
Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 14:00, ditën e Hënë, ndërsa do të udhëhiqet nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Kështu ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në redaksitë e mediave.
Mbledhja do të jetë e hapur, teksa mediat janë ftuar të marrin pjesë për përcjelljen e saj.
Temat e diskutimit e as pikat e rendit të ditës së këtaj mbledhje të Kryesisë së LDK-së nuk janë bërë të ditura, ndërkaq nuk dihet as nese mocioni për rrëzimin e qeverisë do të jetë plan diskutimi. Gjithçka mbetet të kjartësohet neser pas këtij takimi.
NEOGAZETA
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com