Ish-anëtari i Vetëvendosjes: Zeka dhe Krasniqi pas skandalit duhej të jepnin dorëheqje

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka thënë se pas skandalit që ndodhi në studion televizive mes Frashër Krasniqit nga Vetëvendosje dhe Milaim Zekës nga NISMA të dy këta duhet të jepnin dorëheqje.

Thaçi gjatë një interviste në Zona B në Klan Kosova theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka qenë “jokorrekte” në këtë rast.

“Rasti konkret në bazë të komunikatës të lëshuar nga VV ka qenë jo korrekte ka pasur tendenca të justifikimit të sjelljes nuk ka pasur kërkimfalje”.

“Sjellja ka qenë e atij niveli që nuk ka qenë e pranueshme ose e justifikueshme dhe kur je figurë publike duhet të bësh kërkimfaljen para publikut”.

Sipas Thaçit sjelljet e tyre kanë qenë të papranueshme.

“Është dashur të kenë reagim më të mirë dhe të jepnin dorëheqje”.
“Grushtimi lidhet edhe me çështje të dinjitetit të individit”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com