fbpx

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Gruevski arratiset në Hungari, policia intensifikon kërkimet

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar vendndodhjen e tij, duke thënë se ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Gruevski shkruan se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe se ka kërkuar azil politik, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditëve të fundit kam pranuar një numër të madh të kërcënimeve për jetën time. Unë jam në Budapest tani dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të jem besnik ndaj kauzës së Maqedonisë. Nuk do të tërhiqem asnjëherë

shkruan Nikolla Gruevski.

Përndryshe, Policia e Maqedonisë prej ditës së premte është duke e kërkuar ish-kryeministrin, i cili është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit.

Nikolla Gruevski u dënua në lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Thaçi nuk e takon Haradinajn pasi kthehet nga Brukseli e Parisi, Kryeministri flet për vizat, qeveria i'a rrit buxhetin Presidencës

Tjetra

Hashim Thaçi përgjigjet në shtatë pyetjet e Jakup Krasniqit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA