Ismet Beqiri i përgjigjet Gazmend Muhaxherit – Gazi vec aspirant se vendimin e merr tjetërkush

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në mbledhjen e rregullt javore që LDK-ja mban të premteve sekretari Ismet Beqiri fillimisht ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, i cili për tre muaj gjendej në shërim në Gjermani.

Beqiri tha se kthimi i Mustafës është lajm i mirë për LDK-në, familjen e tij dhe të gjithë Kosovën. Ai gjithashtu foli edhe per zgjedhjet e brendshme ne LDK duke iu kunderpergjigjur Gazmend Muhaxherit i cili sipas Beqirit i bije te jete vetem aspirant sepse vendimin e merr tjeterkush.

 

E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim

tha Beqiri.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com