fbpx

Ja si flirtojnë shenjat e horoskopit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Mund të visheni mirë, të keni një punë të mrekullueshme, dhe të jeni të bekuar me bukuri, por flitrimi është magjia e vërtetë e tërheqjes, e veçanërisht kur është fjala për përshtypjet e para që i lini.

Në fakt, filtrimi i mirë është më efektiv sesa pamja e mirë, dhe filtrimi është diçka që mund të mësohet, Portali i njohur për horoskopin,

Preferenca përshtatur dhe ka publikuar një artikull se si flirtojnë shenjat e horoskopit.

Gaforrja:
Me maturi, kujdes, sepse nuk duan të refuzohet

Shkalla e tradhtisë: 7

Pëlqen të ledhatohet dhe nëse partneri apo partnerja nuk ia jep këtë kënaqësi, bëni kujdes!

Peshorja:
Një miksim mes të qënurit të turpshëm dhe të drejtpërdrejtë. Ata do bëjnë gjërat e vogla të cilat ju bëjnë të qeshni

Shkalla e tradhtisë: 4

Ju mund të mendoni se partneri apo partnerja juaj Peshore po ju tradhton, por në fakt jo. Ata pëlqejnë të japin këtë ide, por nuk janë shumë të prirur. Kur dashurojnë, dashurojnë seriozisht.

Demi:
Sensualë, sepse ata gjithmë presim momentin e duhur për të qenë sharmantë

Shkalla e tradhtisë: 8

Nëse Demi rastësisht po sillet mirë me ju, ka blerë dhurata dhe po bën veprime romantike, kini kujdes! Jo gjithçka është ashtu siç duket…

Binjakët:
Duke ju ngacmuar, sepse kështu janë të aftë t’ju bëjnë për vete

Shkalla e tradhtisë: 10

Binjakët janë shumë tradhtarë, sepse ata e pëlqejnë aventurën, gënjeshtrën dhe nuk mendojnë gjatë për pasojat. Madje, kur Binjakët tradhtojnë, e bëjnë me vetëdije dhe dëshirë. Sigurisht nuk duan ta mërzisin partnerin, por u vjen e natyrshme.

Ujori:
Modestë sepse ata fejohen vetëm atëhere kur ata duan dhe nëse ju jeni ndryshe nga të tjerët

Shkalla e tradhtisë: 6

Ujori është një shenjë e lirë dhe kreative, nëse ju përpiqeni ta kufizoni këtë, ata do të gjejnë kënaqësi duke ju tradhtuar nga inati.

Dashi:
Ata nuk kanë kohë të jenë strategjikë, ua thonë troç

Shkalla e tradhtisë: 4

Edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjen e një shenje tradhtare, në fakt jo. Ndodh që Dashi të jetë komplimentues ndaj të tjerëve dhe i pëlqen të flirtojë, por jo më shumë se sa kaq. Rrini të qetë!

Bricjapi:
Me strategji sepse lëvizjet e tyre janë të mirëmenduara dhe “pro” apo “kundër” janë të planifikuara.

Shkalla e tradhtisë: 2

Nëse vërtet ju dashuron, nuk do t’ju tradhtojë asnjëherë, por nëse nuk ju dashuron Bricjapi do t’ju kthehet në makth!

Akrepi:
Elektrizues sepse e keni të vështirë t’u rezistoni

Shkalla e tradhtisë: 10

Akrepi është mjaft shenjë pasionante. Gjen një arsye për t’ju tradhtuar në çdo vend thjesht sepse rrëmbehet lehtë nga pasioni dhe çmenduria. Megjithatë, nëse jeni shumë të përkushtuar ndaj një Akrepi, ata dinë të mos tradhtojnë.

Peshqit:
Të magjishëm sepse ndonjëherë mund të japin përshtypjen e keqe, sidomos me tërheqjen kur ju shikojnë në sy

Shkalla e tradhtisë: 3

Peshqit mendojnë çdo gjë shumë mirë pasi janë shenjë analitike. Edhe në rast se tradhtojnë, pendimi i tyre do të jetë aq i madh sa nuk do ta bënin më asnjëherë të njëjtin gabim. Ata nuk e durojnë dot ndjenjën e fajit, ndaj nuk tradhtojnë.

Luani:
Nëse ata janë të interesuar, ju do e merrni vesh sepse Luanët nuk e fshehin

Shkalla e tradhtisë: 5

Luanët janë mjaft besnikë, por më mirë të mos e zemëroni atë sepse përndryshe do t’ju tradhtojë në mënyrën më të keqe të mundshme, aq sa do t’ju dhembë pa masë!

Virgjëresha:
Bëjnë shumë pyetje sepse janë mjeshtër të gjuhës së trupit dhe mund t’ju lexojnë nga shumë larg

Shkalla e tradhtisë: 3

Virgjëresha është perfeksioniste dhe nuk pëlqen të rrezikojë. Ajo i llogarit shumë mirë pasojat përpara se të veprojë, ndaj nuk është shenjë që tradhton.

Shigjetari:
Ata flirtojnë me të gjitha mënyrat, por nëse ua vështirësoni gjërat, largohen

Shkalla e tradhtisë: 9

Shigjetari mërzitet nga rutina dhe e zakonshmja, sepse është një shenjë mjaft aventuriere. I pëlqen shumë arratisjet pasionante, ndaj nëse nuk i ndiqni dot ritmin, ata do t’ju tradhtojnë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Çfarë i bën meditimi trurit?

Tjetra

Ku eshte sot truproja e Presidentit Ibrahim Rugova - Linda

TË FUNDIT NGA RUBRIKA