fbpx

Kadri Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka propozuar që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor.

Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve

ka shkruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës në faqen e tij në Facebook.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lista Serbe mbyllet ne Kuvend, deri sa të vijë ti vizitojë komisioneri Hahn, paralajmërojnë katastrofë humanitare

Tjetra

George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President – historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA