fbpx

Kadri Veseli takohet me Marti Ahtisaari, thotë se me Serbinë duhet të mbyllen çështjet e hapura

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës së tij në Finlandë ka takuar ish të dërguarin e OKB-se për statusin, Marti Ahtisaari, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me presidentin Ahtisaari kanë shkëmbyer shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe sipas Veselit, këshillat e Ahtisaarit janë gjithmonë të mirëseardhura

Lexoni të plotë postimin e Kadri Veselit në Facebook:

Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Në këtë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetuta e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë

shkruan Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Zëdhënësi i Putinit, konfirmon takimin Thaçi-Putin, tha se është nevojshme të gjindet koncensus me Serbinë

Tjetra

Drita Hajdari flet për ish-prokurorin Blakaj, thotë se ai kishte presione dhe se i dërgonte fëmijët me polici në çerdhe

TË FUNDIT NGA RUBRIKA