fbpx

Kadri Veseli: Të bëhemi bashkë, Kosova e ka vetëm një kundërshtarë – Serbinë dhe Vuçiqin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët.

Ai ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.

Ne këtë punë mund ta përfundojmë shumë shpejt për arsye se krejt ato diskutime çka u biseduan janë çështje për të cilat mund të ulemi bashkërisht edhe të bëhet një rezolutë dhe platformë e përbashkët. Nëse vërtetë po mendojmë për sovranitetin, integritetin e Republikës së Kosovës, nëse vërtet po mendojmë që si do të jetë e ardhmja e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Unë sot e pash një progres të jashtëzakonshëm edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për besë është lëkundje shkundje. Ejani të dalim me qëndrime bashkërisht mos të maltretojmë njëri tjetrin, mos ta fyejmë njëri tjetrin kemi me shkua në debat por frikësohemi katërçipërisht vetëm kemi zhgënjyer qytetarët më shumë

tha Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, sot shteti i Kosovës e ka vetëm një kundërshtare e ajo është Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.

Kryeparlamentari partive opozitare ua dha fjalën se çdo gjë që e parasheh Kushtetuta dhe që është në interes të shtetit do e përfshijnë në rezolutë, ndërsa sipas tij do jetë e papranueshme me e shkatërru shtetin për ego individuale.

Nëse dëshironi bëhemi bashkë, për besë po mendojmë seriozisht nuk po mendojmë me e lu lojën politike në këtë aspekt po mendojmë si dëshironi ulemi çdo gjë çka e parasheh Kushtetuta, çka mendoni se është në interes të shtetit të Republikës së Kosovës po ua jap fjalën se kemi me votua, ama me shkua me shkatërruar një shtet vetëm për hir të egove në kuptimin edhe me u marr me individë për besë, kjo është e papranueshme

ka shtuar më tej Veseli.

Ai tha se sot më me dëshirë do mbante seancë për liberalizimin e vizave pasi siç konsideron ai nuk është e drejtë që qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ilir Deda: Marre për këtë Kuvend, ndaloni së bëri lojëra në parlament

Tjetra

Këshilli i Sigurimit i OKB do të mblidhet në Nëntor, temë diskutimi; Kosova!

TË FUNDIT NGA RUBRIKA