fbpx

Ketu s’do jem

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kujdes me fjalen

Tjetra

10 gjërat që mund të mësojmë nga i madhi Steve Jobs

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri Pushteti i fjales eshte i