fbpx

Kjo është pasuria e zëvendësministrit të shkarkuar për ryshfet, ka të kursyera në bankë vetëm 210 euro

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Musa Cena i cili është shkarkuar për marrje ryshfeti nga kryeministri Ramush Haradinaj, ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), më 4 dhjetor 2017.

Atij i kanë mjaftuar vetëm 10 muaj në pozitë shtetërore që të korruptohet, e për këtë Cenës, i është caktuar një muaj paraburgim.

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 18 mijë euro, në dy punë të cilat i kryen.

Cena edhe pse ka të hyra të mira ai nuk është treguar kursimtar pasi që në llogari bankare ka vetëm 210 euro të kursyera.

Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Rajonal udhëhiqet nga Rasim Demiri.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Matthew Palmer i shkon në shtëpi Isa Mustafës

Tjetra

Shpronësohet objekti i ish-Gërmisë nga Qeveria, synohet që ky objekt të kthehet në sallë koncertale

TË FUNDIT NGA RUBRIKA