Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do të kenë rritje të pagave.
Këtë lajm të mirë për mantelet e bardha e bëri të ditur përmes një postimin në rrjetin social Facebook, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari Veseli ka thënë se do të ketë edhe investime të tjera në shëndetësi dhe se këtë gjë ua ka konfirmuar edhe Sindikatës së Shëndetësisë.
Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore
ka shkruar z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
NEOGAZETA