fbpx

KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.

Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.

Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në pako.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kosovari bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit

Tjetra

Vjosa Osmani: Nëse përsëritet ajo që ndodhi dje në KQZ do të marr masa

TË FUNDIT NGA RUBRIKA