fbpx

KQZ: Rreth 65 mijë persona nga diaspora kanë aplikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor, ka kumtuar se që nga afati i hapjes për aplikim deri në ora 12 të pasdites së të dielës, janë regjistruar rreth 65 mijë aplikime nga diaspora për votim në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.

Elezi një gjë të tillë e ka bërë të ditur në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, teksa ka shtuar se 35,200 janë të aprovuara.

“Deri më sot, në orën 12, në sistem janë futur rreth 65 mijë aplikacione deri më sot, që nga koha kur ka filluar periudha e aplikimit për votim në zgjedhjet e Kosova. Të aprovuara janë rreth 35,200 aplikacione. Pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 20 mijë, deri në orën 12, janë rreth 85 mijë e-maila të pa-hapura”, ka deklaruar Elezi.

Tutje, ai ka sqaruar për opinionin publik edhe lidhur me ankesat që kanë marrë lidhur me thirrjet në orët të vona, për shkak të zonave të ndryshme kohore.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë

Tjetra

Të këqijat dhe të mirat që na la Trumpi

TË FUNDIT NGA RUBRIKA